Çka është autizmi?

Autizmi është ndryshim në zhvillim neurologjik. Shoqërohet me:

a) Vështirësi në ndërveprim social,

  • Mungesë e interesimit për të zhvilluar miqësi me të tjerët
  • Mungesë e kontaktit me sy
  • Nuk reagojnë kur thirret në emër
  • Nuk tregojnë shprehje të gëzimit, suksesit apo arritjeve të tyre tek të tjerët.
  • Kanë perceptim tjetër të kuptimit të gjendjes emocionale të të tjerëve.

b) Vështirësi në komunikim

– Në disa raste karakterizohen me vonesë në të folur, ose fëmija ka thënë disa fjalë dhe

rreth moshës 2-3 vjecare fillon që mos t’i përsëris më.

– Mungesë e interesimit për pranim të kërkesave nga të tjerët.

– Përseritje fjalësh jashtë konteksti

– Mungesë e iniciativës për fillim të bisedës apo parashtrimit të pyetjeve.

c) Sjellje përsëritëse dhe interesim të theksuar në gjëra specifike.

  • Lëvizje përsëritëse trupore si: përplasje/lëkundje të duarve, rrotullim të objekteve, lojw
  • me gishta, sillje rreth vetes etj.
  • Fiksim: në shkronja, numra, pjesë objektesh, renditje të objekteve/ngjyrave. etj.
  • Përsëritje tingujsh të njejtë.
  • Fokusim të tepruar në detaje të gjërave për rreth.
  • Nevojë shumë e theksuar për njëtrajtshmëri, rutinë dhe rregulla.

Leave a comment

Your email address will not be published.