Misioni i ANAK

Misioni i organizatës është zgjerimi i shërbimeve dhe ngritja e cilësisë së shërbimeve për autizëm në Kosovë.
Aktivitetet kryesore të organizatës janë:

  • Shërbimet direkte profesionale;
  • Vlerësimi i shkathtësive dhe nevojave për intervenim
  • Planet individuale të punës bazuar në vlerësim paraprak
  • Trajnimin e prindit/kujdestarit mbi procedurat e implementimit të planit individual të punës.
  • Shërbime direkte në baza ditore bazuar në planin individual të punës.
  • Konsultime të vazhdueshme profesionale
  • Asistencë në integrim në sistemin e rregullt edukativ.

Llojet e terapive

‘Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë’ aktivitetet e lartëpërmendura i ofron nëpërmes shërbimeve të bazuara në teknikat e treguara shkencërisht efektive si:

  • Analiza e Aplikimit të Sjelljes që nënkupton modifikim të sjelljes pasi bëhet analiza e aryes së asaj sjellje
  • Teknika e sjelljes gjuhësore, e cila stimulon duke kushtwzuar komunikimin dhe
  • Sistemi i Komunikimit me fotografi, e cila lehtëson të shprehurit e nevojave dhe kërkesave si dhe stimulon të folurit.

Përveç aktiviteteve direkte, organizata gjithashtu kryen edhe këto aktivitete:

  • Trajnime dhe organizim të punëtorive për prindër dhe profesionistë
  • Përkthime të literaturës relevante mbi autizmin dhe shërbimet e nevojshme
  • Hulumtime të vazhdueshme mbi statistikat dhe nevojat për shërbime
  • Publikime të raporteve dhe materialeve me rëndësi për autizëm
  • Kampanja vetëdijësimi me qëllim të ngritjes së vetëdijës mbi autizmin
  • Avokim për ngritje të cilësisë dhe kapaciteteve të shërbimeve për autizëm.

Leave a comment

Your email address will not be published.