━━━ KAMPANJA ‘PËR NJËRI-TJETRIN’
Kampanja “Për njëri-tjetrin”
Në kuadër të festave të fundvitit organizata për të tretin vitë rradhazi ka lansuar kampanjën “Për njëri tjetrin” qëllimi i së cilës ishte shitja e produkteve, paratë e të cilave mbështesin rastet me kushte më të vështira ekonomike me nga një seancë në java pa pagesë. Vëtëm gjatë vitit 2022 nga kjo kampanjë janë mbajtur 422 seanca terapeutike pa pagesë e në të cilat kanë përfituar 20 fëmijë.
━━━ KONTRIBUO EDHE TI
ANAK vazhdimisht angazhohet në ide dhe projekte të cilat kanë për qëllim të mbështesin rastet me kushte më të vështira ekonomike.
“Ngritu, Vallëzo, Ec, Bërtit ose Këndo!”
Në vitin 2019, ANAK dhe CINEPLEX kanë organizuar ditën e filmit për fëmijët e spektrit të autizmit dhe prindërit e tyre, në kuadër të muajit të vetëdijesimit mbi autizmin. Filmi është shfaqur në një ambient miqësor senzorik. Kjo nënkupton që gjatë shfaqjes së filmit, ambienti ka qenë plotësisht i përshtatshëm në zë dhe drita, për të larguar të gjithë stimujt e mundshëm, ndërsa fëmijët kanë qenë të lirë të lëvizin, të hanë dhe të pijnë, të bërtasin, të këndojnë dhe të largohen nga salla sa herë që kanë dashur. Ky aktivitet ishte mundësi shumë e mirë e mbështetjes sociale dhe argëtimit, por njëkohësisht ka ndikuar që të shkojmë një hap më tutje në zhvillimin e shkathtësive sociale të fëmijëve dhe në mbështetjen e idesë se edhe fëmijët e spektrit të autizmit mund ta shijojnë një ditë të këndshme në kinema. Të tilla nisma kanë ndikim në jetën e fëmijëve dhe familjeve të tyre dhe duhet të jenë pjesë e kinemave dhe platformave tjera të artit e kulturës, duke pasur parasysh krijimin e një ambienti pranues dhe të përshtatshëm për personat e spektrit të autizmit dhe familjet e tyre.
‘Art në Autizëm’
ANAK pikë me fokus të vecantë ka edhe aktivitetet dhe kampanjat që promovojnë pikat e forta të personave me autizëm dhe mbështetjen e tyre pa viktimizim. “Art në Autizëm” 2022 program i pikturës mbështetur nga NLB BANKA ka lansuar ekspozitën e saj më 01 Qershor, 2022 në Biblotekën Kombëtare me pikturat e punuara nga fëmijët me autizëm e që aktualisht ndodhen në shitje në platformën e Joy from GjirafaMall.