Asociacioni Nacional I Autizmit në Kosovë – ANAK
58 projekte të suksesshme
━━━ PËR NE
Ne ofrojmë një vend të sigurtë për fëmijët me nevoja të veçanta
Që nga themelimi i saj më 2012, Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë ka qenë gjithmonë i përkushtuar për të ofruar mbështetje profesionale dhe me cilësi të lartë për individët me autizëm dhe familjet e tyre. Përgjatë viteve, ANAK ka punuar vazhdimisht për të përmbushur nevojën për intervenime profesionale terapeutike, për të rritur ndërgjegjësimin, për të thyer stigmën dhe për të ndërtuar një komunitet më mirëkuptues dhe gjithëpërfshirës..
Rreth 600 fëmijë kanë marrë shërbime të specializuara në ANAK.
Më shumë se 2 mijë familjarë kanë përfituar nga konsultat dhe trajnimet e ANAK.
46% e fëmijëve kanë arritur të shprehen me fjalë, duke bërë hapa të rëndësishëm drejt komunikimit funksional.
Mbi 300 fëmijë janë mbështetur vullnetarisht nga ANAK gjatë integrimit të tyre në sistemin e rregullt edukativ.
Mbi 90% e fëmijëve kanë reduktuar sjelljet sfiduese dhe problematike, duke përmirësuar ndjeshëm mirëqenien e tyre emocionale dhe sociale.
━━━ AKTIVITETET KRYESORE TË ANAK
Shërbimet
Për të realizuar dhe për të ndërlidhur zinxhirin e nevojave që një person me autizëm dhe familja e saj/tij e ka, ANAK në mënyrë të vazhdueshme ka ofruar:
Pako Esenciale: Vlerësim klinik, plan individual dhe trajnimi i prindërve
Pakoja Esenciale përfshin vlerësimin zhvillimor, planin individual të ndërhyrjes dhe trajnimin e prindërve. Ajo siguron mbështetje të koordinuar për fëmijën dhe familjen, të fokusuar në rezultate funksionale.
Seanca terapeutike individuale (ABA & VB) me shume
ANAK ofron seanca individuale një-me-një të bazuara në ABA dhe VB për fëmijët me autizëm. Ato synojnë komunikimin, aftësitë sociale, pavarësimin dhe reduktimin e sjelljeve sfiduese, me programe të monitoruara nga profesionistë.
Konsulta klinike të bazuara në Analizë të Sjelljes
Konsultat klinike të ANAK u ofrohen prindërve dhe profesionistëve për vështirësi në sjellje, komunikim dhe funksionim ditor. Ato ofrojnë udhëzime praktike dhe strategji të personalizuara për ndërhyrje të qëndrueshme në qendër, shtëpi dhe shkollë.
Mbështetje profesionale për integrim në sistemin edukativ
ANAK mbështet fëmijët me autizëm gjatë integrimit në çerdhe dhe shkolla përmes konsultave me mësuesit dhe institucionet.
Shërbimi përfshin përshtatjen e planeve, udhëzime për sjellje dhe komunikim, duke siguruar pjesëmarrje dhe përfshirje të barabartë.
Shërbimi përfshin përshtatjen e planeve, udhëzime për sjellje dhe komunikim, duke siguruar pjesëmarrje dhe përfshirje të barabartë.
DONATORËT KRYESORË





MBËSHTETËSIT TANË










