━━━ PËR NE
Organizatë joqeveritare e themeluar në janar të vitit 2012
ANAK është organizatë e cila ofron shërbime për fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre nga viti 2012. Në kuadër të shërbimeve që ofrohen janë: vlerësimi klinik, përpilimi i planeve individuale terapeutike, trajnimi i familjarëve mbi teknikat e punës, mbajtja e seancave terapeutike të stimulimit me metodat shkencërisht efektive si ABA terapia ose Analiza e Aplikuar e Sjelljes në kombinim me Terapinë Verbale të Sjelljes, Terapinë e Lojës teknika të cilat i përshtaten secilit fëmijë në bazë te nevojave të tyre.
MISIONI
Misioni i ANAK është ofrimi i shërbimeve profesionale për fëmijët me autizëm dhe shoqërinë në përgjithësi
ANAK synon përmbushjen e misionit të vet, përmes ofrimit të shërbimeve direkte profesionale, integrimit e gjithëpërfshirjes, ofrimit të trajnimebe, përkthimeve, hulumtimeve, publikimeve, kampanjave vetëdijësuese, avokimit dhe aktiviteteve tjera relevante.
VIZIONI
Një shoqëri që u siguron jetë cilësore dhe të drejta të plota personave me autizëm
Vizioni i ANAK është që të jap kontribut sistematik dhe cilësor për krijimin e kushteve të favorshme dhe të përshtatshme për personat me autizëm që të marrin shërbimet për të cilat kanë nevojë dhe kontribon që personat me autizëm të gëzojnë të drejtat dhe mundësitë të cilat i gëzojnë të gjithë pjesëtarët e tjerë të shoqërisë. ANAK do të punoj për një të ardhme ku të gjithë personat me autizëm marrin shërbime profesionale ditore dhe janë të pranuar dhe të respektuar në shoqëri.
━━━ PROJEKTET E ANAK
Një shoqëri që u siguron jetë cilësore dhe të drejta të plota personave me autizëm
Integrimi funksional dhe kualitativ i fëmijëve me autizëm dhe vetëdijesimi gjithëpërfshirës.
Shërbime terapeutike për fëmijët me autizëm me sfida socio ekonomike dhe mirëqenia e prindërve.
Përmirësimi i mirëqenies së fëmijëve me autizëm duke ofruar shërbime multidiciplinare pa pagesë.
Ekipi ynë
Jeta Deva
MA.Spec. Psikologe Klinike
Gresa Selmani
MA.Cand. Psikologji Shkollore dhe Këshillim
Rrezarta Mahmutaj
MA. Cand. Psikologji Vlerësimi dhe Intervenimi
Adem Ajvazi
Bachelor i Psikologjisë
Ajmon Tofaj
MA. Cand. Psikologji Vlerësimi dhe Intervenimi
Zogë Hasani
Asistent për fëmijë me nevoja të veçanta – Pearson kualifikimi V
Erblinë Telaku
Bachelor i Psikologjisë
Valerjana Qestaj
Bachelor i Arteve në Psikologji
Diellsa Ajeti
Bachelor i Psikologjisë
Erandë Reçica
MA. Cand. Shëndet Mendor