━━━     NDIKIMI DHE REZULTATET E ANAK
Për më shumë se një dekadë e gjysëm, ANAK ka qenë qendra kryesore profesionale për autizmin në Kosovë, duke ofruar shërbime të strukturuara terapeutike, mbështetje për familjet dhe ndihmë konkrete për integrimin e fëmijëve në sistemin edukativ. Gjatë këtij rrugëtimi, rreth 600 fëmijë me autizëm kanë përfituar nga shërbime të specializuara në ANAK, ndërsa mbi 2,000 prindër dhe familjarë janë fuqizuar përmes konsultave dhe trajnimeve profesionale për të mbështetur zhvillimin e fëmijëve të tyre në mënyrë të qëndrueshme.

Rezultatet e punës së ANAK janë të matshme dhe të qëndrueshme: 46% e fëmijëve kanë arritur të fillojnë zhvillojnë komunikim verbal funksional, duke hedhur hapa thelbësorë drejt pavarësisë dhe përfshirjes sociale, ndërsa mbi 90% e tyre kanë reduktuar ndjeshëm sjelljet sfiduese dhe problematike, duke përmirësuar mirëqenien emocionale, marrëdhëniet familjare dhe aftësinë për të mësuar në jetën e përditshme.

Paralelisht, mbi 300 fëmijë janë mbështetur nga ANAK gjatë integrimit të tyre në kopshte dhe shkolla të rregullta, përmes këshillimit profesional, mbështetjes së asistentëve dhe bashkëpunimit me institucionet arsimore, duke krijuar kushte reale për përfshirje dhe sukses në arsim.

Gjatë vitit 2022, ANAK ka zbatuar gjithsejt katër (4) projekte të cilat kishin për qëllim ofrimin e shërbimeve profesionale dhe shërbimeve të tjera për personat me autizëm dhe familjarët e tyre. Projektet të cilat janë zbatuar përgjatë vitit 2022, janë:

 

Shërbimi terapeutik për fëmijët me autizëm me sfida socio-ekonomike dhe mirëqenia e prindërve i financuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve;

Përmirësimi i mirëqënies së fëmijëve me autizëm duke ofruar shërbime multidisiplinare pa pagesë i financuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe implementuar nga Asociacioni Nacional i Autizmit në Kosovë në partneritet me Save the Children Kosova/o;

Integrimi funksional dhe kualitativ i fëmijëve me autizëm gjatë integrimit dhe vetëdijësimit gjithpërfshirës i financuar nga Ministria e Arsimit, Shkenës, Teknologjisë dhe Inovacionit;

Qëndrueshmëria e ofrimit të shërbimeve direkte ditore për fëmijët me autizëm dhe familjet e tyre i financuar nga Komuna e Prishtinës.

━━━  PROGRAMET & RAPORTET

ANAK, që nga themelimi, ka kontribuar sistematikisht në vetëdijësim të shoqërisë mbi autizmin dhe shkathtësitë unike që mund t’i kenë, duke e mirëmbajtur një rrymë të vetëdijësimit pa viktimizim.

Rreth 600 fëmijë kanë marrë shërbime të specializuara në ANAK.
Më shumë se 2 mijë familjarë kanë përfituar nga konsultat dhe trajnimet e ANAK.
46% e fëmijëve kanë arritur të shprehen me fjalë, duke bërë hapa të rëndësishëm drejt komunikimit funksional.
Mbi 300 fëmijë janë mbështetur vullnetarisht nga ANAK gjatë integrimit të tyre në sistemin e rregullt edukativ.
Mbi 90% e fëmijëve kanë reduktuar sjelljet sfiduese dhe problematike, duke përmirësuar ndjeshëm mirëqenien e tyre emocionale dhe sociale.